E hënë, 5 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Policia gjermane qëllon për vdekje një shtetas turk në mes të rrugës

Policia gjermane ka ekzekutuar në mes të rrugës një shtetas turk. Mediat gjermane raportojnë se 49-vjeçari turk Ertekin Ocakan, është vrarë në mes të rrugës në qytetin e Mannheim.

Incidenti ndodhi ditën e Krishtlindjeve në Baden-Ëürttemberg kur policia u njoftua për një krim në zonë.

Reklamë

Aty autoritetet e gjetën Otkanin gjysmë të zhveshur dhe duke mbajtur një thikë në dorë.


Policia e paralajmëroi disa herë 49-vjeçarin që të hidhe thikën, por pas refuzimeve të vazhdueshme është detyruar që ta qëllojë.

Özkan u plagos rëndë dhe vdiq në spitalin ku u dërgua.

Vajza e Özkan më vonë deklaroi se babai i saj nuk ishte i shëndetshëm mendërisht dhe se këtë e dinte policia, pasi ai ishte në proces rehabilitimi.

/Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë