Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vlorë

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

VIDEO/ “Nën rrënoja, ishte hera e fundit që pashë nënën time”, 11-vjeçari nga Ukraina rrëqeth Parlamentin Evropian

11 Dhjetor 10:41

Rrëqethje emocionuese shkaktoi në Parlamentin Evropian 11-vjeçari Roman Oleksiv nga Ukraina, i cili në vitin 2022 humbi nënën e tij gjatë një bombardimi, ndërsa vetë qëndroi 100 ditë në terapi intensive dhe iu nënshtrua mbi 35 operacioneve për rikuperimin e plagëve të tij.

Fjalët e tij në Strasburg, gjatë prezantimit të një dokumentari për fëmijët në Ukrainë, prekën thellë interpretuesen dhe shumë prej të pranishmëve.

Duke kujtuar ngjarjet e korrikut 2022, Romani tha: “Isha me nënën time në spital kur ra një bombë.”
“Ajo ishte hera e fundit që e pashë dhe i thashë lamtumirë,” vazhdoi ai, ndërsa përkthyesja nuk mundi të fliste për një moment.

Me ndihmën e një kolegeje të interpretes, i mituri vijoi: “E pashë nën rrënoja, pashë flokët e saj dhe i thashë lamtumirë. Qëndrova mbi 100 ditë në terapi intensive, iu nënshtrua 35 ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ende kam rrugë për t’u shëruar.”

💔 Interpreter breaks down in the European Parliament while translating for 11-year-old Ukrainian boy

The child, who was badly injured, recalled how he and his mother came under a Russian strike in Vinnytsia.

“It was the last time I saw my mother and could say goodbye to her,”… pic.twitter.com/HeB9DIUzrG

— NEXTA (@nexta_tv) December 11, 2025

Në fund, i duartrokitur nga salla, ai shtoi: “Kur jemi bashkë, jemi më të fortë. Mos u dorëzoni kurrë dhe vazhdoni ta mbështesni Ukrainën dhe fëmijët e saj.”

Historia që u bë film

Në korrik 2022, Romani dhe nëna e tij, Halina, prisnin radhën për vizitë në një klinikë në Vinica, kur raketa goditi ndërtesën.
Nga sulmi humbën jetën 26 persona, mes tyre edhe Halina. Romani arriti të zvarritej jashtë rrënojave, por me dëmtime të brendshme dhe djegie në 45% të trupit, gjendja e tij ishte tepër kritike.

Vetëm pak ditë më vonë, atëherë 8-vjeçari u transportua jashtë vendit për trajtim të specializuar nëpërmjet një programi të evakuimit mjekësor, të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës në bashkëpunim me OBSH-në, Bashkimin Evropian dhe disa shtete të tjera.

Në kujdesin e tij u angazhua Spitali Universitar i Drezdenit në Gjermani. Infermieri Jonathan Winke tregoi sfidat e transportit: fëmija ishte në gjendje kritike, i vendosur në respirator dhe nën qetësues të fortë gjatë rrugës. Edhe mbyllja e papritur e kufirit Poloni-Ukrainë e zgjati udhëtimin me dy orë, duke e bërë edhe më të ndërlikuar. Megjithatë, falë planifikimit të kujdesshëm, Romani u dërgua i sigurt në avion.

“Kur u zgjova, thirra dhe erdhi një infermiere, por fliste vetëm gjermanisht dhe nuk e kuptoja,” kujton Romani. “Në fillim nuk e dija se ku isha dhe mendova se isha ende në Ukrainë. Pastaj pashë fashat dhe më erdhën ndërmend të gjitha. U gëzova shumë kur erdhi babai im.”

Historia e Romanit është shndërruar edhe në një film të shkurtër me titull “Romchyk”, i frymëzuar nga ëndrra e tij për t’u bërë kërcimtar.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
11-vjeçari nga Ukraina Parlamenti Evropian

Nga e njëjta kategori

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan e bllokuar brenda

më shumë...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shënojë termometri

më shumë...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:14

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në...

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.