E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Video/ Meta pret në Presidencë këngëtarin e njohur italian: Frymëzoi shqiptarët për liri dhe shpresë

Presidenti Ilir Meta ka pritur këtë të premte në një vizitë në Presidencë këngëtarin e njohur italian, Albano Carrisi.

 

Reklamë

Kreu i shtetit ka publikuar në “Facebook” një video nga pritja që i bën këngëtarit Carris, teksa shkruan se me zërin dhe muzikën e tij ai frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ‘80 për liri, demokraci dhe shpresë.

 

Postimi:

Shumë i lumtur nga vizita e këngëtarit italian me famë botërore, Albano Carrisi.

Me zërin dhe muzikën e tij Al Bano frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci dhe shpresë, ndaj nuk mund të mos këndonim së bashku, edhe me shumë miq të tjerë artistë, hitin e tij “Liberta”, që jehon aq fuqishëm sa tre dekada më parë në zemrat tona.

Albania – Al Bano do të mbeten gjithmonë të pandarë

https://www.facebook.com/watch/?v=330066652270560

Vazhdo të lexosh

Reklamë