Subscribe

Reshjet e dëborës kanë qenë të pranishme në disa zona të vendit gjatë natës, teksa ka pasur edhe rënie të temperaturave.

Në zonat malore Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë, Kukës-Shishtavec, Vaudejes-Pukë-Kukës, ka pasur reshje dëbore shoqëruar me temperarura të ulëta deri në -4 grade C .

Lexo edhe :

Related Posts

Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje në terren për të bërë pastrimin nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *