E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Izraeli godet një bazë ushtarake në Siri, bombardimet shkaktojnë tërmet me magnitudë 3 ballë

Bombardimet e rënda, “më intensivet në rajon që nga viti 2012”, u kryen nga Izraeli të dielën mbrëma në zonën e Tartous në Siri, ku ndodhen bazat ushtarake ruse.

Sipas mediave ndërkombëtare, objektivi i bombardimeve ishin njësitë ushtarake, përfshirë formacionet kundërajrore, duke shkaktuar shpërthime të mëdha.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se objektivi ishte Brigada e 23-të e Mbrojtjes Ajrore.

Studiuesit sizmikë vërejnë se një nga shpërthimet në një depo municionesh në Tartous u regjistrua nga sizmografët si një tërmet 3 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë