E pabesueshme ajo që ka ndodhur në US Open.

Ylli I tenisit botëror u eleminua nga ky Grand Slam pasi qëlloi me top tenisi një nga gjyqtarët e sfides kundër spanjollit Carreno-Busta.

Gjithcka ndodhi në setin e parë të ndeshjes së vlefshme për turin e 1/8.

I nervizuar për humbjen e një pike, Djokovic nxorri topin e tenisit nga xhepi dhe e goditi në lartësi pas vijës fundore të fushës, duke kapur në fytyre gjyqtaren që ndodhej pas tij.

Kampioni serb I tenisit e kuptoi shpejt gafën që kishte bërë, duke shkuar me shpejtësi tek gjyqtarja për të kërkuar ndjese, mirëpo dëmin ndërkohe vetes ia kishte bërë.

Djokovic për këtë gjest u nxorr jashtë turneut, pasi edhe rregullorja në këtë rast  në pikën “Abuzim me topin” e dënon dhe është shumë e qartë.

Serbi, favorit I madh për fitoren finale të turneut del jashtë në mënyrë të pabesueshme duke I hapur rrugën surprizave të mundshme në US Open.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=4MF46cTBL8s

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *