E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Bota

VIDEO/ “Çmenduri” në futboll, dy persona me motor qëllojnë me armë në fushën e lojës, lojtarët ikin të tmerruar

Një çmenduri ka ndodhur në Ekuador gjatë një ndeshjeje futbolli mes ekipeve amatore të Nuevo Coca dhe Chimborazo, e cila po zhvillohej në fushën e Guadalupe Larriv në El Coca.

Ndërsa dy skuadrat po “luftonin” për të fituar ndeshjen, një njeri po vraponte në mes të fushës, ndërsa nga pas e ndiqnin dy agresorë me motor, të cilët ishin të armatosur.


Në një moment njëri nga agresorët zbret nga motori dhe me pistoletë në dorë ndiqte “prenë” e tij mes për mes fushës së futbollit me qëllim për ta vraë.

Siç shihet edhe në video lojtarët dhe tifozët janë të tmerruar, ndërsa njëri nga agresorët qëllon disa herë në drejtim të “presë” së tij por pa mundur ta shënjestrojë, ndërsa më pas qëllon disa herë në ajër dhe largorhet.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Menjëherë ndehsja u pezullua.

Vazhdo të lexosh

Reklamë