Këto janë pamjet e para që tregojnë Alvin Berishën më në fund të lirë dhe në shoqërinë e përfaqësuesve të organizatave joqeveritare.

Bëhet fjalë për një video të xhiruar në Damask, kryeqyteti i Sirisë. Në pamje 11 vjecari duket në gjëndje të mirë shendetesore. Ai shihet teksa ecen vetë dhe futet në makinën e organizateve ndërkombëtare të cilat bashkë me qeverite e Shqipërisë dhe Italisë ishin vendimtare në nxjerrjen e tij nga kampi famekeq i al Holm në Siri.

Alvini po gëzon oret e para të lirisë në pritje që të bashkohet me babain e tij që do ta presë në aeroportin e Romës në Itali.

Nga Damasku ku edhe është xhiruar kjo video , Alvini është dërguar me makinë në kryeqytetin e Libanit, Beirut. Aty ai do të pajiset me dokumenta në ambasadën italiane dhe në orën 17:00 do të niset me avion drejt Romës. Familja e tij e mbetur babai Afrim dhe dy motrat 17 dhe 16 vjece jetojne ne Lecco prej dy dekadash, ndonëse mamaja e tij Valbona para 5 vitesh ndërmori aktin ekstrem duke e rrembyer djalin për ta marrë me vete ne luftën e Sirisë ku ajo u bë pjesë e ISIS.

Në faqen e tij në facebook, babai Afrim I ka falenderuar të gjithë ata që bënë të mundur nxjerrjen e djalit nga kampi Al Holm, në mënyrë të vecante emisionin investigative italian “Le Ienne”.

 

 

VIDEO e Alvin Berishes ne Damask:

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *