E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vettingu në polici, LSI: Ligj kriminal, Ramës e Lleshajt i duhet një polici e frikësuar

LSI e ka cilësuar si një akt kriminal ndryshimin e ligjit të vettingut në polici.

 

Reklamë

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja Silva Caka deklaroi se kryeminsitrit Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj I duhet një polici e frikësuar që bie pre e dëshirave të errta të pushtetarëve dhe kriminelëve.

 

“Heqja e afatit kohor dy vjeçar të kryerjes së procesit të Vetting-ut të Policisë, nuk bën gjë tjetër veçse shton ankthin e punonjësve të Policisë dhe rrjedhimisht i bën ata më vulnerabël ndaj urdhrave të paligjshëm. Kjo është pikërisht ajo që i duhet Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, një Polici e frikësuar, një Polici e tensionuar, e cila nga frika e moskalimit të Vetting-ut, bie pre e dëshirave të errëta të pushtetarëve dhe kriminelëve. Prandaj, i ftoj të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, të denoncojnë çdo moment paligjshmërie, presioni dhe tensioni gjatë procesit vetjak të Vetting-ut.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë