E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vettingu, gjyqtarja Brikena Ukperaj drejt konfirmimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancë dëgjimore për gjyqtaren Brikena Ukperaj (Lubonja).  Ajo aktualisht mban detyrën e gjykatëses në Gjykatën e Apelit në Vlorë dhe njëkohesisht është kandidate për KLGJ.

 

Në bazë të verefikimeve të KPK dhe relacionit të paraqitur nga ILDKPKI rezulton se gjyqtarja Ukperaj nuk ka asnjë shkelje në lidhje me deklarimet e saj.

 

Reklamë

Raporti i verifikuar në lidhje me pasurine dhe denoncimet e marra nga qytetarët rezulton të jetë pozitiv. Edhe DSKI në raportin e vet e konsideroi figurën e gjyqtares Ukperaj si të përshtatshme për vijimin e detyrës.

 

Pjesë e hetimit pasuror u bënë edhe bashkëshorti i gjyqtares së bashku me prindërit e saj.

 

Vendimi i KPK për gjyqtaren Ukperaj do të merret me 25 Qershor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë