E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vettingu/ Del përpara KPK prokurori Gentian Osmani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore për prokurorin pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gentian Osmani.

 

Reklamë

Sipas ILDKPKI, prokurori ka kryer deklarim te saktë të pasurisë. KPK ka bërë hetimin e saj administrativ për pasuritë e Osmanit që janë: apatament banimi 96 m 2 në Tiranë, blerë nga shitja e një apartamenti tjetër për 80 mijë euro dhe një hua nga kunati që punon në Itali, apartament 106 m 2 në Tiranë në bashkëpronësi me vëllanë dhe prindërit, llogari 20 mijë lekë, depozitë 200 mijë lekë.

 

Reklamë

Sipas KPK, Osmani nuk ka pasur te ardhura te mjaftueshme per tre vjet del me bilanc negativ nga raporti te ardhura dhe shpenzime.

 

Ndërkphë pjesë e trupit gjykues ishin nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Vazhdo të lexosh

Reklamë