E shtunë, 24 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Vetingu, pas qeverisë teknike”

Pak ditë para nisjes së procedurave për ngritjen e komisioneve të Vettingut në Parlament, ku prezenca e opozitës është e domosdoshme, kryetari demokrat Lulzim Basha, tha se ky proces nuk do të zhvillohet me qeverinë Rama.

 

Reklamë

Në ditën e nëntë të protestës, Basha i dha një përgjigje edhe lëvizjes së shoqërisë civile, e cila ka nisur mbledhjen e firmave, për ngritjen sa më parë të organeve të vettingut.

 

Reklamë

Kreu i opozitës ritheksoi se vetëm një qeveri teknike, pa ndikimin e bandave të krimit dhe drogë, do garantojë zgjedhjet e lira më 18 Qershor.

 

Në çadrën e protestës pranë Kryeministrisë, Partia Demokratike organizoi një takim me artistët, të cilëve Basha u premtoi mbështetjen dhe theksoi se kurrë nuk do të bëjë pazare në kurriz të interesave të tre dhe qytetarëve.

 

Më shumë video

Reklamë