Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi ka folur mëngjesin e kësaj të hëne për vetvrasjen e 41 vjeçares Bedrie Loka në Durrës.

Fillimisht u raportua se gruaja piu fotoksinë pas denigrimit që i bënë në rrjetin social Tik Tok, por më pas kjo pistë u përmbys. Pas dëshmisë së një prej fëmijëve, policia arrestoi bashkëshortin e Bedries për dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe sekuestroi një telefon që ai e kishte fshehur dhe armë zjarri.

Lexo edhe :

Related Posts

Por për ekspertin e kriminalistikës Artan Rexhepi, kjo ngjarje duket sikur ka një tendencë për të rregulluar situatën. Në studion e “7pa5”, Rexhepi tha se policia duhet të ishte marrë më parë me rastin në fjalë, që në kohën kur Bedria bëri denoncim për adresën e Tik Tok-ut.

Ai tha se burri i viktimës po masakrohet, pa dalë një përfundim i hetimeve, teksa shtoi se ligji i dhunës ndaj grave duhet të rishikohet, pasi sipas tij po abuzohet.

“E kanë masakruar atë bashkëshortin, pa dashur ta mbroj. Unë jam gjakftohtë në analizën e krimit. Vetë vepra penal, nxitja për vetëvrasje nuk është e lehtë për ta vërtetuar. Ka një tendencë për ta ndrequr situatën. Policia para se ti marrë dëshminë fëmijës do ishte mirë të merrej me rastin pse nuk është ndjekur rasti i denoncimit të bullizimit. Ai mund të jetë acaruar nga bullizimi i viktimës në Tik Tok.

Nëse ka qenë abuziv të dënohet në maksimum. Partnerja nuk duhet të preket me dorë. Partneren e konsiderojmë pronë, jemi shumë mbrapa në mentalitet. Nuk flas për teprime dhe abuzime, sepse ka pasur, por dhuna në familje duhet riparë. Po shkojnë njerëz në burg sepse po përdoret si rast abuziv, për shumë burra. Brenda 72 orëve duhet të shprehet gjykata dhe nuk ka kohë të mjaftueshme për të mbledhur provat. Po abuzohet nga gratë në këtë rast”, tha Rexhepi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *