Verstappen thyen mallkimin e Singaporit, por lufta për titull bëhet më e vështirë

Maks Verstappen ka dhuruar një tjetër paraqitje fantastike në “Formula 1”, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Singaporit.
Verstappen e kishte Singaporin si një nga pistat ku ende nuk kishte arritur të fitonte, por këtë herë ia doli të thyente këtë tabu. Gjatë fundjavës, piloti holandez tregoi ritëm të jashtëzakonshëm, ndërsa në garë u shqetësua vetëm për pak çaste nga Charles Leclerc, në kthesën e parë.
Piloti i Ferrarit u rendit në vendin e dytë, ndërsa Kimi Antonelli kompletoi podiumin me vendin e tretë. Ky rezultat ishte i rëndësishëm për italianin në garën për titullin, pasi i dha mundësinë të ruante një avantazh të konsiderueshëm në renditjen e kampionatit.
Menjëherë pas podiumit u renditën dy pilotët e McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri, ndërsa Lewis Hamilton e mbylli garën në vendin e gjashtë.
Në zonën e pikëve u renditën gjithashtu Liam Lawson, Nico Hülkenberg, George Russell dhe Isack Hadjar.
Pavarësisht triumfit në Singapor, Verstappen vazhdon të ketë një mision të vështirë në luftën për titullin. Antonelli mbetet në një pozicion të favorshëm, ndërsa gara e ardhshme në Austin të SHBA-së mund të jetë vendimtare për fatin e kampionatit.
RENDITJA
K. Antoneli 325 pikë
Xh. Rasëll 236
L. Hemilton 221
Sh. Lëklerk197
M. Vershtapen 196
L. Norris 189
O. Piastri 128
I. Haxhar 96
L. Louson 69
P. Gasli 41




