Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ngre dyshime të forta mbi verifikimin e ndërtesave pas tërmeteve të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit.

 

Vasili ka theksuar se qeveria duhet të heqë dorë nga presioni politik dhe propagandistik mbi procesin e verifikimit të ndërtesave pasi qytetarët kërkojnë siguri dhe garanci të besueshme.

 

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se një ekspertizë sipërfaqësore e imponuar, që nuk shteron çdo paqartësi dhe peng i propagandës qeveritare është thjesht rrezik më shumë dhe një garanci më pak për jetën e qytetarëve.

 

“Me mire nje dyshim me shume se sa nje miratim i percipte vrastar!!

Termetet e 21 shtatorit dhe 26 nentorit ishin nje sprove teper e dhimbshme per qytetaret dhe nje sfide e humbur keqas per qeverine.

Qeveria u tregua teresisht e paafte,e ç’organizuar dhe si peng i dimensionit vetem propagandistik te saj, ajo mbeti ne bisht te situates. Por sot qytetaret kerkojne me fort se kurre nga qeveria pergjigje konkrete,profesionale dhe garantuese lidhur me banesat e tyre dhe vecanerisht me objektet e perdorimit masiv si shkolla,spitale,kopshte, cerdhe,godina universitetesh,hotele,salla kuluturore etj. Shpesh ç’organizimi i qeverise dhe demagogjia e saj per gjoja marrjen e situates nen kontroll ka bere qe ne terren te cfaqet nje papergjegjshmeri me potencial vrastar. Kjo shfaqet ne raportet teknike te kunderta brenda nje kohe te shkurter,verifikime te siperfaqshme dhe si te tilla aspak garantuese,por perkundrazi ç’orientuese, te cilat nuk kane kursyer as shkollat dhe spitalet.

Pa asnje diskutim nje sjellje e tille e papergjegjshme sjell nje rrezikshmeri teper te larte per jeten e njerezve dhe i streson ata akoma me shume ne nje moment kur ata kane nevoje me shume se kurre per qetesi.

Sot nje dyshim me shume dhe verifikimi i tij deri ne fund eshte shume me pozitive dhe parandaluese e dramave te mundshme per njerezit se sa nje verifikim i percipte pseudooptimist, qe u rrezikon jeten qytetateve.

Logjika e dyshimit te forte gjate verifikimit inxhinierik te strukturave ndertimore eshte e vetmja logjike e shendetshme per garantimin e sigurise se tyre.

Verikimi inxhinierik eshte praktikisht diagnoza e shendetit te nderteses dhe si cdo diagnoze kerkon kohe dhe instrumenta teknike te besueshem dhe profesionale. Ashtu sic nuk ka dy te semure te njellojte po ashtu nuk ka dy ndertesa te njejta. Pasi cdo ndertese ka historine e saj, qe eshte e ndryshme nga cdo ndertese tjeter,ndaj edhe diagnoza e sakte e shendetit te nderteses nuk eshte aspak e lehte.

Ashtu si ne mjeksi ku dyshimi udheheq diagnozen dhe mbron shendetin e njerezve, pasi moskonstatimi i nje semundjeje te fshehur mund te marre jeten e nje te semuri.

Po ashtu edhe verifikimi i ndertesave nese nuk verifikon cdo dyshim,nese nuk zbulon deri ne fund demtimet,shkallen e ketyre demtimeve dhe rolin e tyre ne sigurine e nderteses, mund te jete pastaj me pasoja vrastare per njerezit. Ndaj qeveria duhet te heqe dore nga presioni politik dhe propagandistik mbi procesin teknik te verifikimit te ndertesave.

Sjelljet imponuese, arrogante dhe te rrezikshme te kryeministrit e ministrave paditur dhe medioker te tij duhet te marrin fund.

Qytetaret kerkojne siguri dhe garanci te besueshme.

Ndaj qofte edhe nje dyshim me shume dhe verifikimi i tij gjer ne fund eshte nje mbrojtje me shume per qytetaret dhe garanci per ato ambiente ku ata jetojne apo frekuentojne.

Ndersa nje ekspertize siperfaqesore e imponuar,qe nuk shterron cdo paqartesi dhe peng i propagandes qeveritare eshte thjesht rrezik me shume dhe nje garanci me pak per jeten e qytetareve.Shihni edhe akte verifikimi kontradiktore qe nuk kane kursyer as shkollat si psh.Emin Duraku,Fail Konica ne Tirane.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *