Subscribe

Greqia nuk njihet si vendi në të cilin prodhohen vetëm agrumet, ullinjtë apo edhe prodhime të tjera nënprodukte të qumështit. Klima mesdhetare ka krijuar mundësi që në vendin fqinj të rriten vreshta, nga të cilat prodhohen varietete të ndryshme verërash.

 

Lloje të ndryshme të këtij produkti, u prezantuan gjatë një ceremonie te veçantë ku merrnin pjesë somelierë të njohur.

 

Për ambasadoren greke organizime të tilla shërbejnë për të treguar vlerat në artin e prodhimit të verës në Greqi.

 

“Diçka që më shqetësonte ishte se si do menaxhonim eventin, pasi ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, në atë pikë sa mendojmë se nuk kemi diçka të re për të treguar. Por kemi. Miq të cilët vizitojnë Shqipërinë befasohen, ndërkohë që kur ne sjellim bukuritë e vendit tonë e dimë që në të vërtetë këtu pëlqehen. Mendoj se shpesh herë duhet të përballemi me disa stereotipe, ku njëra prej tyre ka të bëjë me verën. E kam hasur në të gjitha vendet ku kam shërbyer, e gjithë bota mendon se Greqia prodhon recinën, të cilën sigurisht që e prodhon. Por në Greqi prodhohen edhe shumë varietete verërash dhe tashmë me teknologjinë e re është për të ardhur keq që bota të kërkojë tek verërat greke vetëm recinën”.

 

Pas prezantimit, ishin të shumtë vizitorët të cilët kanë shijuar verërat e prodhuar në 14 kantina nga krahina të ndryshme të Greqisë.

 

Aktiviteti vijon me një mbrëmje gala ku verërat do të shoqërohen me ushqim të zgjedhur e të përgatitur nga shefa të njohur të kuzhinës greke, e gjitha nën tingujt e muzikës më të bukur të vendit fqinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *