E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Veprim i ulët!”/ Bislim Ahmetaj: Na kanë mbyllur dyert e selisë së PD

Çarja e PD ka prodhuar incidentin e parë në selinë e Partisë Demokratike.

 

Reklamë

Grupimi “dhjetor 90” i cili është në krah të Berishes, ka hyre në zyrën e tij në selinë e Partise Demokratike për të zhvilluar mbledhje.
Kur kanë përfunduar mbledhjen, kanë parë se dyert e sallës ishin të mbyllura dhe ata kishin mbetur brenda.

 

Reklamë

Bislim ahmetaj, kryetar i grupimit “Dhjetor 90” ka konfirmuar para gazetareve se janë ndërruar bravat e zyrave në selinë e PD.

 

“Jemi para jush por një ngjarje të pazakontë, kisha thirrur kryesinë e dhjetorit 90 zyrë që e kemi prej 25 vitesh sot u gjendëm përballë një ngjarje me njerëz të vegjël duke na mbyllur derën dhe na mbyllën derën e brendshme duke na lënë në zyrën tonë duke mos ndruar bravën tonë por dy zyrat e tjera, është gjest i ulët shërbimi nuk di gjë personeli. Eshtë diçka shumë e ulët që e ul atë minimum reputacion që te ketë një njeri i zakonshëm. Shpërthyem njërën nga dyert për të dalë jashtë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë