Subscribe

Për Partinë Demokratike 6 muaj para zgjedhjeve standardet e një garë të lirë e të barabartë janë shkelur. Anëtari i Këshillit Politik i PD Oerd Bylykbashi deklaron se pas votimit të së enjtes, Shqipëria nuk ka një ligj zgjedhor konsensual, por thjesht një kod elektoral të kryeministrit Edi Rama.

 

OERD BYLYKBASHI

ANETAR I KESHILLIT POLITIK, PD

“Standardet e OSBE dhe Këshillit tashmë thyhen nga Kodi Zgjedhor, kjo është gjëja më e sigurt që mund të thuhet.”

Sipas Bylykbashit, pavarësisht vendimit të mazhorancës, në dhjetor Kodi duhet rishikohet nëse ekspertët e Komisionit të Venecias i jep te drejtë opozitës.

 

“Nëse sistemi zgjedhor në dhjetor do të konsiderohet në shkelje me standardin e parlamenti i Shqipërisë duhet të ndërhyjë menjëherë dhe nga dhjetori deri në 17 shkurt të ketë ndryshuar rregullat dhe të ketë rikthyer gjendjen ne mënyrë qe kur te regjistrohen subjektet te paktën një pjesë e standardeve të jenë arritur.”

 

Eksperti i zgjedhjeve në PD Bylykbashi shpjegon se vendi nuk rrezikon në përgatitjen e zgjedhjeve edhe po të ndërhyhet në ligj në dhjetor.

 

“Rregullat që u vendosën të enjten janë rregulla që nuk hyjnë në fuqi para datës 17 shkurt, kur është regjistrimi i partive dhe me pas regjistrimi i koalicioneve dhe kandidatëve që do të thotë që rregullat që u miratuan të enjten nuk kanë asnjë efekt për përgatitjen e zgjedhjeve.”

Një prej ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, më i kritikuar nga opozita është detyrimi i koalicionit për të garuar me një liste unike kandidatësh dhe ende në kampin opozitar nuk ka një vendim për strategjinë që do të ndjekë në rrugën drejt 25 prillit.

 

“Ne do të hartojmë dhe strategjinë dhe taktikat që maksimalizojnë rezultatin e zgjedhjeve për opozitën si në numër votash dhe në përkthimin e tyre në mandate në mënyrë që në 25 prill të vitit që vjen Edi Rama të largohet nga pushteti, të largohet me votat që zgjedhësit do t’i japin opozitës së bashkuar.”

 

Në kampin opozitar po diskutohet se cila strategji përkthen më mirë votat në mandate deputetesh, gara me një liste unike të udhëhequr nga PD, apo dy lista të udhëhequra nga PD e LSI.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *