E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Venecia: Edhe nëse Meta tejkaloi kufijtë, nuk mund të fajësohet

Edhe nëse Presidenti mund të ketë kapërcyer kufijtë në shtyrjen e zgjedhjeve lokale, fajësimi mund të mos jetë i justifikuar, dhe një projekt-ligj për të drejtat pronësore nuk ka qartësi dhe saktësi, thotë Komisioni i Venecias në raportin e tij përfundimtar.

 

Reklamë

Sipas opinionit të miratuar skëtë të premte, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Asamblesë shqiptare Gramoz Ruci, Komisioni i Venecias vëren gjithashtu se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik.

 

“Edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta ose katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhet të miratojë legjislacion ad hoc për të shtyrë zgjedhjet. Në përgjigje të krizës politike në vend dhe një bojkoti zgjedhor nga disa parti të mëdha politike, Presidenti fillimisht anuloi dhe më pas shtyu zgjedhjet lokale. Edhe nëse Kuvendi do të konstatonte se Presidenti tejkaloi kufijtë e tij, Komisioni i Venecias vë në pikepyetje nëse kjo ishte me karakter të tillë si të domosdoshëm për të vërtetuar një “shkelje serioze”.” thuhet ne raport.

Më shumë video

Reklamë