Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një VKM sipas së cilës nënave të papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do t’iu paguhen sigurimet shoqerore.

 

Kjo VKM u prezantua nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se kjo kategori nënash do të mbështetet nga buxheti i vitit 2023.

 

Qëllimi i akteve që vijnë për ndryshim është mbështetja egrave që kanë më shumë se tre fëmijë, që janë të papuna, situata ekonomikë është e tillë që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Kemi vendosur që me buxhetin e viti 2023 të mbështesim këtë kategori nënash. Do kemi një kategorizim, të gjitha gra të cilat kanë tre dhe më shumë fëmijë. Të cilat njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe të ardhurat familjare mujore nuk kalojnë 100 mijë lekë. Kjo është politikë për nënat, sociale, që synon të njohë si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para.

 

Rriten pagat e punonjësve të policisë, rroga më e ulët 57.500 lekë për gradën inspektor, më e larta 125 mijë lekë për drejtuesin madhor.

 

Kemi në një moment pos pandemisë covid 19, por ka ende raste që infektohen, kontrolli i pandemisë është duke u moniortuar në sisteme e survejancës. Ne kemi bërë të mundur që të kemi furnizim me vaksina anti-covid, kemi marrë veshje me Pfizer. Vijmë me këtë akt, në një amendim të katërt për ët siguruar që doza që ne i kemi parablerë dhe pas ardhjes së furnizimit të parë kemi një skedim, 700 mijë doza do jenë doza përforcuese për varantet BA1. Pritet të vijë në muajin nëntor. Tashi i parë i vaksinave të grupit ka mbërritur. Nga nesër grupmosha plus 65 vjeç, të moshuarit, gratë shtatzënë, mundësojmë vaksinimin kundër gripit.

 

Autonomia spitalore. Për të pilotuar autonominë spitalore do ishte spitali memorial i Fierit. Duke përfituar direkt, ky spital do fillojë aplikimin e autonomisë për të hapur rrugë edhe për spitalet e tjera për të aplikuar këtë sistem që garanton më shumë cilësi  e kujdes në sistemin tonë shëndetësor”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *