Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të hënë dy vendime për marrjen e masave për të përballuar situatën pas dy rasteve të konfirmuara me koronavirus në Shqipëri.

 

Qeveria ka vendosur që të kthejë Kavalishencën e Durrësit në karantinë për të prekurit nga virusi.

 

Po ashtu, në VKM thuhet edhe se Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, t’i shtohet fondi prej 400 milionë lekësh për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *