Partia Demokratike Dega Pukë ka kërkuar dorëheqjen e kreut të Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, pas arrestimit të vëllait të tij Arben Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge

Përmes një reagimi në faqen zyrtare të “Facebook”, PD në Pukë shkruan se i gjithë komunitetit u trondit nga ky lajm, ndërsa akuzoi PS-në se e vetmja alternativë që iu ofron qytetarëve është lidhja me krimin.

Në njoftim thuhet se Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar individëve me rekorde kriminale.

“Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj.  Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në medja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre. Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone.”

Në përfundim të reagimit, PD e Pukës theksoi se qytetarët e Fushë-Arrëz janë në pritje të dorëheqjes së kryebashkiakut.

“Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *