Subscribe

Eventi sportiv i finales së Conference League ka sjellë në Tiranë edhe kryebashkiakun e Parmës nga Italia. Erion Veliaj tha se kjo vizitë vjen edhe në kuadër të javës italiane, ku dy bashkitë do të organizojnë dhe evente të përbashkëta në fushën e artit.

 

“Ndeshja e djeshme përfundoi me Romën kampione, por në 2 Qershor është festa e Republikës së Italisë, çka përkon me Javën Italiane të Kulturës në Tiranë. Më vjen mirë që nga vendi i Verdit, Parma, do të kemi një shfaqje për Teatrin tonë të Operës dhe Baletit”, njoftoi Veliaj.

 

Veliaj u ndal edhe tek eventi sportiv. Sipas tij Tirana iu rikthye normalitetit falë punës që u bë për pastrimin e kryeqytetit, një ditë pas ndeshjes.

 

“Sot jam mirënjohës jo vetëm për mënyrën se si u sollën skuadrat dhe tifozeritë, por kryesisht jam krenar për qytetarët e Tiranës: Njerëz mikpritës, të duruar, e liruan qytetin për miqtë, ndalën makinat, i dhanë hapësirë të gjithë atyre që na erdhën për vizitë. Jam sot më shumë se kurrë krenar për Tiranën, por edhe për të gjithë ata që kanë punuar, duke filluar nga pastruesit, tek ata që punuan me logjistikën, policët bashkiakë, zjarrfikësit, të gjithë ata që krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

 

Kryetari i Bashkisë së Parmës, Federico Pizzarotti vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe komunitetin shqiptar, veçanërisht për promovimin e kulturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *