Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Gonxhja: Në protestë ka ndërhyrje nga jashtë, Shqipëria në...

“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që në ditët...

Gonxhja në Quo Vadis: BESA është përsosja e Rilindja...

I shpallur në kërkim, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj!...

Zjarr pranë Drejtorisë Arsimore në Fier, zjarrfikësit vënë flakët...

Zjarret në Spanjë, shkon në 14 numri i viktimave

Zjarr i madh shkrumbon fermën në Patos

Aksident në Fier-Shegan, plagosen tre persona

Kurti dhe Haxhiu takohen me admiralin e NATO-s

Zelensky zbulon çfarë diskutoi me presidentin Donald Trump

Veliaj nga Dajti: Opozita në situatë qesharake, njerëzit besojnë vetëm te Partia Socialiste

25 Qershor 14:53

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Dajti, ku zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike, u shpreh se reforma territoriale, e cila mishërohet më së miri në zonat përqark, dëshmon sot se ishte një vendim i suksesshëm.

 

Kjo pasi, siç tha ai, bashkimi bëri të mundur që, investime të cilat, një ish-komune do duheshin dekada për t’i realizuar vetë, sot kanë prekur çdo njësi, duke përmirësuar cilësinë e jetës për banorët, por duke i dhënë edhe më shumë vlerë pronës.

 

“Nëse do të ishte një komunë më vete, Krrabës do i duheshin të mblidhte taksa për 67 vjet derisa të kishte mjaftueshëm të ardhura për të bërë rrugën; Zall-Herrit do i duheshin 50 vjet për të bërë ujësjellësin – por shumë prej gjërave i kemi mbaruar sot, siç është lagjja e re në Zall-Herr, të cilët do ta hapim për ata që u prekën nga tërmeti; rruga në Zall-Bastar do të donte 72 vjet të bëhej me taksat e Zall Bastarit. Ai vendim që shumë prej nesh e përqafuan si një filozofi e partisë sonë, doli që ishte një bast i fituar. Sot më vjen mirë që, në shumë prej fshatrave tona, takoj njerëz që kanë blerë një pronë dhe i shpenzojnë të ardhurat në atë zonë,” u shpreh Veliaj.

 

Sa i përket zgjedhjeve në Partinë Socialiste, Veliaj tha se duhet të përgatitemi për betejat e radhës, që sikurse theksoi ai, nuk i kemi më me kundërshtarët, por me veten tonë.

 

“Ju mendoni se jemi bashkuar këtu sot për inat të Saliut dhe Ilirit? Po si mund të kesh inat një parti, të jesh xheloz për një parti apo të kesh garë me një parti që, njëherë e ka burri, një herë e ka gruaja? Është si të hash inat me një dyqan lagjeje që, një herë e hap qepenin njëri, njëherë e hap tjetri. Ne nuk jemi këtu se kemi inat ata. Ne nuk jemi këtu sepse kemi një non-grata në krye të opozitës. Përkundrazi, na dhimbset, se do ishte mirë që të kishte një opozitë, por sot jemi në një situatë qesharake. I gjithë koalicioni i non-gratave zihet për të djegur shtëpinë e tyre. E marrin shtëpinë e tyre, duke i vënë zjarrin. Ndërkohë, kur bën zgjedhjet Partia Socialiste është komplet gjë tjetër. Njerëzit shikojnë te Partia Socialiste grupin serioz që, jo vetëm di të krijojë harmoni, bashkëpunim, dashuri brenda familjes së tyre, por gjasat janë që e projekton këtë lloj fryme edhe te familjet e tjera. Njerëzit thonë: këta që rregullojnë shtëpinë e tyre, do ndërtojnë edhe shtëpinë time të tërmetit. Këta që rregullojnë familjen e tyre, do kujdesen edhe për familjen time. Këta që i vënë zjarrin shtëpisë së tyre, çfarë do i bëjnë shtëpisë time?”, ironizoi ai.

 

Veliaj u bëri thirrje të gjithë socialistëve të Dajtit, Kërrabës, Shëngjergjit, Zall Bastarit e Zall Herrit të punojnë për komunitetin, ndryshe nga partia e rezidentëve të Lalzit, që i përdorin njerëzit dhe kujtohen për ta vetëm në fushatë.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Dajt opozita Veliaj

Nga e njëjta kategori

Gonxhja: Në protestë ka ndërhyrje nga jashtë, Shqipëria në BE kurorëzon Adriatikun

më shumë...

“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që në ditët e para, kërkesa për dorëheqje ishte gabim

më shumë...

Gonxhja në Quo Vadis: BESA është përsosja e Rilindja 2.0

më shumë...

I shpallur në kërkim, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj! Pritet ekstradimi në Shqipëri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:47

Gonxhja: Në protestë ka ndërhyrje nga jashtë,...

9:36

“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që...

9:26

Gonxhja në Quo Vadis: BESA është përsosja...

9:06

I shpallur në kërkim, arrestohet në Francë...

8:54

Zjarr pranë Drejtorisë Arsimore në Fier, zjarrfikësit...

8:42

Këshilla se si të qendroni të sigurt...

8:36

Akuzohen për krime lufte, arrestohen dy persona...

7:52

Dita e 59-të e protestës, nis grumbullimi...

7:22

Zjarret në Spanjë, shkon në 14 numri...

7:12

Lamallari në Lezhë: Udhëzim i ri për...

7:09

Zjarr i madh shkrumbon fermën në Patos

7:02

Aksident në Fier-Shegan, plagosen tre persona

6:57

Studimi! Stresi i vazhdueshëm financiar mund të...

6:44

Kurti dhe Haxhiu takohen me admiralin e...

6:38

Si 20 minuta në natyrë mund të...

6:04

Zelensky zbulon çfarë diskutoi me presidentin Donald...

5:58

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:45

Merz: Buxheti i BE-së duhet të shkurtohet...

5:42

Vazhdon beteja me flakët në Francë, qindra...

5:36

Sulm kibernetik në Rumani, paralizohet tregu i...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • EMRI/ I dënuar për vrasje, ndërron jetë 52-vjeçari në burgun...
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • Ministrja Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë k...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.