Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës ë tij në njësinë 5 në Tiranë u ndal edhe tek buxheti për Bashkinë e Tiranës.
Ai tha se sa i përket buxhetit të Bashkisë së Tiranës, dëgjesat duhet ti bënte kryetari i bashkisë i cili është në burg pa gjyq.
Rama e quajti shumë paradoksale mënyrën si Erion Veliaj u mor nga zyra për t’u futur në qeli si një person i rrezikshëm, kur ende nuk ka një vendim të formës së prerë.
Rama: Ka edhe një buxhet tjetër, ai i Bashkisë së Tiranës, që dëgjesat duhet ti bënte kryetari i bashkisë i cili është në burg pa gjyq. Paradoks shumë të madh. Ai u mor nga zyra për tu futur në qeli si i paraburgosur gjë që ndodh normalish vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm. Kush duhet hetuar duhet hetuar, por deri kur gjykata e nxjerr fajtor është i pafajshëm.
Në qoftë se njeriu e merr e fut brenda dhe lëshohet të gjithë hienat politike ti bëjnë gjyqin ndodh siç ndodhi dikur, vjen dënimi publik pastaj pjesa tjetër. Duke parë që të gjitha shkallët e gjyqit nuk e nxorrën kryetarin të kryej detyrën ne menduan që Tirana nuk ka arsye të paguaj.
/vizionplus.tv





