Subscribe

Krahasimin që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bëri Tiranës së viteve të fundit me Kabulin, kryebashkiaku Erion Veliaj e quajti edhe njëherë një shpifje.

 

Teksa inspektoi punimet e fundit për Pistën Olimpike të Atlektikës në Parkun e Liqenit, Veliaj mbrojti investimet e bëra në kryeqytet.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Unë e di që në Tiranë nuk bëhen gjërat kollaj, politika është shumë toksike, të gjithë politikanët, ish-kryeministra, ish-presidentë, duan të bëhen të gjithë brigadierë komunale. Nuk u bë as gradaçelë, nuk u bë asnjë shkulje pemësh. Është ndoshta rasti i dytë, përveç pistës së Nike në Seattle, ku praktikisht natyra gërshetohet me atletikën.”

 

Një ndër investimet, që sipas Veliajt i shton vlerë Tiranës është edhe Pista Olimpike e vrapit dhe kërcimit, që do të jetë gati shumë shpejt për të pritur sportistët profesionistë

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Kjo hapësirë është një prej këtyre investimeve që do ngelen edhe kur të mbarojë viti kalendarik i kryeqytetit të Rinisë. Një premtim që ia kam bërë publikisht Luiza Gegës. Tani më vjen mirë që jemi te Pista e Atletikës dhe ajo është duke u përgatitur për Kampionatin Europian të Atletikës në Mynih, ku shpresojmë që të dalë faqebardhë. Gjykoj që kemi bërë një investim fantastik.”

 

Në këtë pistë atletët mund të ushtrojnë disiplina të ndryshme të sportit të atletikës si 100 metra, kërcim së gjati, distancat e mesme, distancat e gjata, vrapim me pengesa, stafetat etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *