Subscribe

Kryebashkiaku i Tiranës sulmon presidentin  per çështjen e Teatrit Kombëtar.

 

Ne intervistën e dhene per Vizion Plus, Erjon Veliaj, thotë se argumentet e kreut te shtetit per kthimin e ligjit ne parlament jane te njëjtat me ato te Partisë Demokratike, duke lëne kështu te kuptohet se Ilir Meta është bere pale me opozitën.

 

Veliaj shprehet i vendosur per zbatimin e projekteve qe sipas tij do ta modernizojnë kryeqytetin, teksa i mbetet edhe pak kohe nga përfundimi i mandatit.

 

Por ai është i bindur per kandidimin serish ne zgjedhjet e ardhshme lokale dhe pret vetëm zyrtarizimin.

 

Kur vjen fjala per ate qe do te kete përballe ne betejën e 2019-es per kryeqytetin Erjon Veliaj ka nje preference.

 

Me poshte një pjesë e intervistës së kryetarit te Bashkisë Erion Veliaj për gazetarin e Vizion Plus Thimi Samarxhiu.

 

Pak ditë më parë u bënë tre vjet që ju keni bërë betimin si kryetar i Bashkisë. Si të janë dukur këto tre vjet?

 

Kanë ikur sa hap e mbull sytë ka qenë 30-31 korrik,30 korrik besoj ka qenë, besoj se i kemi qendruar besnik atij betimi për të qenë non stop ne sherbim  të qytetit të Tiranës, qyteti  ku unë jam lind dhe jam rrit, qyteti që po ndryshon përditë, qyteti  që është kthyer në një mini Amerik për kushtet e Shqiperis, për njerëzit  aspiratën e tyre dhe pse mund të kenë lindur në nga prindër që nuk janë të njohur, shohin te Tirana vendin e mundësive. Jam krenar për punën që ka bërë skuadra jonë dhe ka qenë e gjitha një përpjekje e një ekipi njerëzish që cohet me idenë fikse për Tiranën në mëngjes dhe flenë me idenë çfarë bënë për Tiranën sot. Unë besoj se janë të rralla në mos asnjë ditë ku të ketë perenduar dielli mbi Tiranë dhe ne të mos kemi pas asnjë rezultat, unë e them me shaka se pula jonë ka bërë një vezë, një ditë ka qenë një cerdhe, kopsht, shkolle, mbaj mend vitin e parë ka qene viti traumatik viti i emergjencave, ne filluam me shkollat me cerdhet me kopshtet, mbaj mend qe buxheti ishte trok duhet te shendoshnim financat e Bashkisë, por ndërkohë koha nuk priste kishim vetëm gushtin para se të fillonte viti i ri shkollor.

Fakti qe u mobilizua i gjithe qyteti që na dha një dorë sidomos për cerdhet dhe kopshtet ku janë pjesa më vulnerabël e shoqërisë unë u jam pafundësisht mirënjohës. Sot jemi në një situatë ku Bashkia është më e fuqishme dhe ka mundësi që të bëjë kryevepër dhe jo vepra po ecim jo vetëm me bulevardin Tiranës, por dhe me bulevardin e madh në Kashar jo vetëm me disa rregullime të vogla po mbaruam pazarin, Sheshin Skëndërbe, këndin e lojrave,  tani do të fillojmë me piramidën , pastaj me teatrin, me këtë sens ditët e vështira për Tiranën kanë kaluar, por akoma është një vend sfidues për sa kohë që qyteti rritet përditë.Për tre vjet rrjesht unë falenderoj zotin që më ka dhënë mundësinë e jetës sime për të bërë atë që dashuroj të punoj për qytetin tim.

 

Kur hytë në këtë zyrë realisht e menduat si do të ishte kjo pas tre vjetësh? Ajo që përceptuat në fillim është ajo realisht që po përjetoni sot?

 

Në fakt e them modestisht i kemi tejkaluar disa nga pritshmëritë ndonjëherë dhe vetë nuk më besohet, kjo është arsyeja pse insistoj që arritja me  e madhe nuk kanë qenë projektet që i kemi bitisur, arritja më e madhe ka qenë krijimi i një skuadre me të cilën mund të bësh mrekulli dhe unë besoj se e kemi këtë skuadër në Tiranë. Të mendosh se kanë kaluar vetëm tre vjet dhe qyteti po vlerësohet nga mediat ndërkombërtare, po merr çmime ndërkombëtare, si një qytet që ka bërë shumë inavocion që ka bërë një revolucion urban që ka bërë shumë për fëmijët që më përpara nuk i kishim fare në radar, mund të them se është dita me natës se ç’ka qenë por më e mira është gjithmonë përpara kështu që oreksi vjen duke ngrënë, sa më shumë shohim se si po ecin gjërat aq më shumë na rritet ambicja për të bërë më shumë.

 

A ka ndonjë gjë gjatë këtyre tre viteve që nëse do të ktheni pas do ta bëje ndryshe, jo të themi se ka qenë gabim por që do e bënit ndryshe?

 

Shiko një nga gjërat që kam kuptuar, është se institucioni i Bashkisë është shumë i rëndësishëm, por jo më i rëndësishmi, i kryeministrit prap është i rëndësishëm por jo më i rëndësishmi, institucioni më i rëndësishëm në Shqipëri është institucioni i sajdisjes. Një gjë që kam kuptuar nga kjo punë është se ti mund të kesh idetë më të mira, mund ta kesh Bashkinë si një makineri që do ti fusë të pestin dhe të eci përpara, por shoqëria jonë akoma është një shoqëri tradicionale, do shumë të sajdiset, ti shpjegohen gjërat ndoshta 1, 3, 15 herë  krahasuar me një qytet avangardë në perëndim. Këtë gjë nuk e bëra mirë në fillim, eca shumë shpejt me projektet pa kaluar kohë me sajdis njerëzit. Këtë e kuptova që te këndi i lojrave që njerëzit mund të thoshin po ky pse nuk po na e var ne, Bashkia pse s’na pyet, e thënë në gjuhën popullore, në gjuhen korrekte është konsultimi me publikun me gjërat e kësaj natyre, e korigjuam menjëherë te Sheshi Skëndërbe te plani i përgjithshëm i Tiranës, tek Bulevardi i ri te Pazari, tek Teatri pavarësisht se konjukturat politike ishin të tilla që e sabotuan me pak ditë fillimin e negociatave po në thelb e kemi bërë më mirë pjesën e sajdisjes, të komunikimit informimit dhe të le të themi përgjigjeve që kanë njerëzit. Ekziston gjithmonë pastaj një mazhorancë që nuk bindet kurrrë për asgjë dhe nuk do që ti shkojë puna mbarë këtij vendi nuk e kam me këta. Po me shumicën e publikut kemi agjystruar hapin tonë me hapin e kuptimit dhe përqafimit të këtyre risive dhe në fund na ka dalë më mirë kshu.

 

Po dëgjoja pak ditë më parë një intervistë tuajën po për Vizion Plus ishte natën e vitit të ri mos të gaboj, në prag të festës së vitit të ri, ku ju parashikonit dhe morët me rradhë betejat që kishit pas vitin e parë dhe të dytë dhe vitin e tretë parashikonit se beteja e radhës do ishte Bulevardi i Ri por në fakt doli Teatri.

 

Besoja se ishte Bulevardi sepse e filluam me sherr të madh Bulevardin e Ri edhe ju edhe televizionet e tjera kronika histerike të tipit, unë do hidhem nga çatia e tjere e tjere, dakord hidhu po aq para të takojnë, se tokën e ke të zaptuar, se nuk është toka jote po do të marrësh para për ndërtesën. Pra ky ka qenë një projekt emancipimi dhe për mediat, thoshtë një miku im para ca ditësh detyra e një media nuk është të thotë se unë i raportova të dy palët dhe i lava duar, pra të thotë dikush raportova palën që thotë që bie shi dhe palën që thotë jo s’po bie ka dalë diell, jo detyra e një media është të nxjerri kokën në dritare dhe të shohi bie shi apo diell jo të dyja palët kane te drejte. Fakti që u raportuan  nuk e mbaron misionin, misioni i medias është të na thotë dhe kush po gënje nga këto pale, misioni i medias nuk është të mbulojë histerinë dhe të thotë kull apo te ketë teatër, jo të shohë projekt ligjin.  Në qoftëse projekt ligji që sapo kaloi nuk i prek asnjë centimetër qe është në projekt ligj dhe sigurisht shkoj unë në burg, në qoftëse i preket një centimetër nga sipërfaqet që i ka të hipotekuar në hipoteke, atëherë kjo sigurisht duhet vertetuar, verifikuar, ndërkohë mbulimi i dikujt që vetëm thotë një gënjeshtër apo përsërit histerinë në mënyrë anakronike,  pa e dëgjuar veten kjo nuk është media.

Ndaj dhe besoj se jemi rritur bashkë, ndaj në këto procese besoj se njerëzit kanë, jo prit pak detyra e kryetarit të bashkisë është të çojë në fund projektet jo çdo njeri që nuk ka marrë pazarin që ëndërronte, por që është i paligjshëm meriton vëmendje publike dhe të pengohet puna e Bashkisë, kështu që më vjen mirë që te pjesa e Pazarit të Ri u superua më shpejt. Kjo eshte faza e vështirësisë arsyeja që e kam menduar vitin e tretë është se nuk e mendoja se do të ecnim kaq shpejt ne kemi paketuar për tre vitet e para kasha parashikuar që ne do i bënim në dy mandate, dhe tani kemi ardhur te teatri, ta pranojmë mes nesh 10 % e shoqërisë është një bisedë luksi, shumica thonë për çfarë ziejn kto për teatrin, këtu ka një qind gjëra të tjera. Por ndërkohë unë hyj te ato njerëzit, të cilët nuk jetojnë vetëm me buke, jetojnë edhe me art, edhe me kulture dhe me libra, dhe me filma me muzik pra ne nuk jemi vetëm furrë buke pavarësisht se kemi hapur dhe menza sociale një tjetër realizim ku ne mendonim 3 dhe kemi hapur 6. Ndërkohë 6 të tjera po i bëjme me kisha e xhami dhe me insitucione të tjera organizatash OJQ, në këtë sens e kisha menduar vitin e trete kisha menduar bulevardin se do të ecte me nje ritëm më të ngadaltë por koha eci shpejt dhe jam i lumtur.

 

Meqë jemi tek teatri, lë te themi u mbyll akti i parë i atij debati të madh prej shumë kohësh që ju e cilësuar sabotim nga Presidenti i Republikës, ndoshta është pak akuzë e rëndë?

 

Akti i parë dhe debati publik është a janë aktorët ikonat që në fillim kishim hezitim, kishin dyshime të gjithë bllok për Teatrin e Ri, përgjigja është po nëse tekniku I perdes e hapi perden një cik më vonë,  akti mbaroi akt është dakortësia dhe krijimi i një mase të shëndoshë qytetarësh të angazhuar, njerëz që kanë interes sic janë aktorët regjizorët, puntorët e skënës, drejtuesit e instituciaoneve artistike, a u bën këto të gjithë bashkë për krijimin e një Teatri të Ri “po”, nëse dikush e shtyu mbylljen e perdes së këtij akti se po flasim me gjuhe teatrale në 40 sekonda se keto 40 dite në gjuhë të Teatrit jane 40 sekonda të një shfaqje, kjo nuk humbet cilesinë e një akti ky është një ngërç teknik 40 ditesh që në gjuhen e një akti teatror është një 40 sekondesh i një vonese në perde, I siparit dhe jo prishje akti. Akti i parë bësoj se u mbyll me sukses, por  dhe unë besoj se do të shkojmë deri në fund të respektojmë këtë shumicë askush nuk mund ta mbajë peng këtë shumicë, pavarësisht se çfarë ofiqi ka për momentin dhe kjo shumicë besoj në opinion publik në komunitetin e artistëve në votues që kanë votuar Edi Ramën dhe kryetarin e Bashkisë, njërin në kryeministri, tjetrin në qeveri lokale kjo shumicë dhe duhet të respektohet.

Për cdo projekt në Tiranë del një minorancë e zhurmshme dhe një gjë që  më ka mësuar kjo punë në këto tre vjet është, kujdes nga mizhorancat e zhurmshme, bërtasin shumë për të filluar të krijojnë idenë, po ti fillosh ti shohësh janë pjesë e një cirku kronik që vjen nëpër qytetet, janë ish drejtor nafte, ish politikanë të dështuar ish-aktivistë të shoqërisë civile dhe pse janë 50-60 vjeç vazhdojnë të merren me kalamajtë, me gjimnazin dhe 8-vjeçaren po të shikosh është një bandë kllounësh që është prezente sa herë që vjen cirku në fshat dhe meqë cirku erdhi në fshat kësaj here  po zhvillohet te Teatri, kjo bandë e kllounëve paraqitet menjëherë në gadishmëri të cirkut të radhës. Sic e pa, meqe dështuan me përdorimin e artistëve dhe artistët u sqaruan dhe panë me sytë e tyre jo vetëm projektin, por se si kërkesat e tyre u përqafuan nga qeveria jonë në këtë ligj atëherë hoqën maskën e kllounit dhe dolën vetë , sepse në fund të fundit politika ishte gjithmonë aty mbrapa, kështu që është më mirë tani që palët kanë dalë qartazi, sepse politika pengoi dhe këndin e lojrave dhe nxori Bujar Nishanin aty, po bën të njëjtën gjë me presidentin e radhës ku mundohet të përdori çdo mjet të partickave që po vjen dhe po reduktohet dhe në pamundësi për të pasur kandidatë për zgjedhjet e ardhshme dhe ide për zgjedhjet e ardhshme po importojnë ide nga bashkitë nga qytetet e tjera, siç importonin protestues për kendin e lojrave, është një film që i ka dalë boja që ne ja dimë fundin mund ta zgjasin këtë agoni 40 ditë 40 netë po jo më gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *