Subscribe

Nje tragjedi ndodhi kete te hene në Letoni. Ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj qe shperbente si pjese e misionit te NATO-S ne kete vend humbi jetën pas shpërthimit te disa municioneve, ne nje zone ku zhvillohej stervitja e trupave te aleances.

 

Nga eksplozioni u plagosen edhe 2 efektivë të tjere, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian kapaj,  te cilet ishin pjese e misionit dhe kishin si detyre çminimin e zonave te rrezikshme.

 

GJENERAL BARDHYL KOLLÇAKU
SHEF I SHTABIT TE PERGJITHSHEM

Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve. Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ.

 

Shefi i shtabit te pergjithshem te ushtrise gjeneral bardhyl kollcaku konfirmoi se dy ushtaraket e lwnduar jane nen kujdesin e mjekeve ne Letoni. Julian Kapaj ka njw plagw te lehtw, ndwrsa Klodian Tanushi wshtw mw rwndw.

 

Nderkaq, kane nisur pocedurat per kthimin ne atdhme te trupit te ushtarakes 32 vjecare e cila ndodhej ne Letoni qe prej dhejtorit 2018.

 

Pas ngjarjes se rende, Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni, si edhe sekretari i NATO-s, në një dalje për mediat thanë se nuk dihen ende shkaqet e incidentit, për të cilin tashmë kanë nisur hetimet.

 

Autoritetet thanw se wshtw urdhëruar një inspektim i plotë në bazën ushtarake për të gjetur mina ende të paplasura dhe deri në atë kohë, nuk do të ketë më asnjë trajnim.

 

Nderkohe kreret e shtetit e te politikws si dhe ambasada amerikane shprehwn ngushwllime pwr familjen e ushtarakes si dhe vkerwsuan sakrificwn e saj.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *