E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vdekja e pasagjeres në Elbasan merr kthesë të madhe/ Policia: Nuk u hodh, por ra nga manovrat e shoferit

47 vjecarja e cila u aksidentua me autobus mbrëmjen e të premtes në Elbasan, nuk është hedhur vetë por ka rënë.

Ky është version zyrtar që jep policia mbi ngjarjen e ndodhur në fshatin Tregan, ku një autobus me disa pasagjere është përfshirë në një incident.

Reklamë

Fillimisht u tha se pasagjerja 47 vjecare ishte hedhur vete nga frika se mjeti po përmbysej.

Mirëpo policia sqaron se viktima është rrëzuar si pasojë e manovrave të rrezikshme të shoferit të autobuzit.

Reklamë

Për këtë arsye, shoferi është prangosur nga policia.

 

Njoftimi I  policisë.

 

“Arrestohet shtetasi D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë