E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Vdekja e Nexhmije Hoxhës/ Mesazhi i të birit: Ia kushtoi jetën lirisë së Shqipërisë

Pas ndarjes nga jeta në moshën 99-vjeçare të Nexhmije Hoxhës, djali i saj, Ilir Hoxha njoftoi se varrimi do të mbahet të enjten në orën 12:00, në varrezat e Sharrës.

 

Reklamë

Në mesazhin e publikuar, Hoxha shkruan se e ëma ia kushtoi jetën lirisë dhe ndërtimit të Shqipërisë, ndërsa shton se për këtë arsye kujtimi i saj do të mbetet i paharruar për familjen.

 

“Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes. Me hidhërim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha. Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj. Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë. Me respekt Ilir Hoxha Tiranë 26 shkurt 2020

Shënim: Homazhet dhe përcjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (prane Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtëpine tonë, në Laprakë (pranë sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit”, shkruan Ilir Hoxha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë