Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka reaguar për vdekjen e liderit të opozitës ruse në burg Alexei Navalny.

Gjatë fjalës së tij nga Mynihu, aty ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, Blinken tha se Rusia është përgjegjëse për këtë, ndërsa shtoi se Vladimir Putin ka ndërtuar një sistem të kalbur

Lexo edhe :

Related Posts

Antony Blinken ka reaguar për vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Nga Mynihu ku ndodhet për Konferencën e Sigurisë, Blinken u pyet dhe dha komentin e tij për këtë ngjarje tronditëse. Ai fajësoi regjimin e Putinit duke thënë se kjo vetëm tregon dobësinë e sistemit që presidenti rus ka ndërtuar.

Më së pari, nëse këto raportime janë të vërteta, zemrat tanë janë me bashkëshorten dhe familjen e tij.

Përtej kësaj, vdekja e tij në një burg rus dhe izolimi dhe frika ndaj një njeriu të vetëm shënjon dobësinë dhe kalbësinë e sistemit që Putin ka ndërtuar. Rusia është përgjegjëse për këtë.

Ne do të flasim edhe me vende të tjera lidhur me Alexei Navalny, veçanërisht nëse këto raportime qëllojnë të vërteta”, tha Blinken./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *