Vdekja e 12-vjeçarit, reagon spitali i Korçës: U largua pas stabilizimit, me dëshirën e familjarëve të tij

Pas ngjarjes së rëndë ku vdiq një 12-vjeçar nga Pocesta e Maliqit, reagon edhe spitali rajonal i Korçës.
Nga spitali sqarojnë mjekët se 12-vjecari pasi ka patur një stabilizim shëndetësor në datë 31 dhjetor dhe me dëshirën e familjarëve të tij është larguar nga spitali.
“Gjate shtrimit ai është mjekuar me antibiotik, perfuzione dhe ilaçe për barkun. I gjithë mjekimi është bërë mbi rezultatet e analizave”, thuhet në reagim.
Në datën 7 Janar, kur 12-vjeçari është paraqitur sërish në urgjencën spitalore të Korçës “është bërë stabilizimi i gjendjes shëndetësore edhe pse u paraqit në situate shumë të rënduar në spital”, njoftojnë bluzat e bardha.
Por, theksojnë për shkak të simptomave të cilat janë të njëjta për disa diagnoza u bë e mundur të niset menjëherë në kryeqytet për mjekim të specializuar dhe për ekzaminime të thelluara shëndetësore.
Saktësohet, në reagim, se rasti është ndjekur me përparsi në spitalin e Korçës nga personeli shëndetësor.
Ndërkohë ajo që dihet është se në spitalin e Korçës nuk ka mjek kardiopediatër. Nga ana tjetër Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes.




