Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka akuzuar KQZ si shkaktaren kryesore të shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

 

Vasili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook numëron disa nga ngjarjet e ditëve të fundit, duke nisur me raportin e ODIHR e më pas vendimet e gjykatave kundër konfirmimit të votimeve socialiste.

 

Ndër të tjera ai thekson se këto do të jenë të parët anëtare të KQZ në historinë e pluralizmit, që do dënohen edhe si kamikazë.

 

“U provua qe Organizata rilindase ne KQZ ka kryer krimin e shkaterrimit te zgjedhjeve ne Shqiperi.Me pare ODIHR i vuri vulen regjistrimit te paligjshem nga KQZ te Bindjes.

Gjykatat shqiptare megjithe presionin banditesk te Rames dhe rilindjes refuzuan te konfirmonin votimet socialiste qe KQZ ju imponuan shqiptareve ne 30 qershor.

Organizata rilindase ne KQZ do te pergjigjet deri ne nje per shkelje te kushtetutes duke rrezuar dekretin e presidentit,per shkelje te kodit zgjedhor,per shperdorimi te detyres,per shperdorim te fondeve publike per votime te paligjshme.

E sigurte eshte qe do te jene te paret anetare te KQZ ne historine e pluralizmit,qe do denohen edhe si kamikaxe,edhe si shkeles te ligjit edhe si persona te trashe,qe vepruan si te marrë ne dem te Shqiperise dhe interes vetem te Edi Rames.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *