Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur detyrat për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Lidhur me shpërndarjen e vaksinave, Varhelyi tha se shumë vende po përballen me vështirësitë për sigurimin e vaksinës kundër COVID. Ai u shpreh se BE nuk e ka harruar Ballkanin Perëndimor dhe se Shqipëria do të përfitojë nga shpërndarja e vaksinave Astrazenca.

“Ne u mobilizuam menjëherë dhe sollëm mbështetje domethënëse për Ballkanin, për COVID-in, për mua mendoj që është kontributi ynë për rimëkëmbjen ekonomike pas COVID, Europa  do të që jetë pjesë e rimëkëmbjes në vendet e Ballkanit Perëndimor, ne sot flasim a kemi vaksina dhe sic e keni parë dhe vendet anëtare kanë probleme me këtë dhe ne nuk kemi harruar Ballkanin Perëndimor, ne po punojmë ditë e natë që të marrin vaksinat dhe t’i çojmë në këto rajone dhe ne po punojmë jo vetëm me COVAX dhe po ju them që do kem një shpërndarje të parë nga Astrazenica, dhe po punojmë edhe me iniciativën tonë, për ta sjellë ndihmën aty ku duhet. Kemi vënë re se si është vënë në zbatim kjo marrëveshjen e Stabilizim të Asociimit. Shqipëria së shpejti do të ketë zgjedhje, ne shprehëm shpresën që zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme dhe do kemi provën e parë të demokracisë shqiptare dhe pas zgjedhjeve të vazhdojmë punën, inkurajuam Shqipërinë që të mos ndalojnë së punuari edhe gjatë fushatës, bëhet fjalë për çeljen e negociatave.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *