Çështjet e brendshme politike në bullgari,po vazhdojnë të mbajnë pengë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe maqedoninë e veriut.

 

Megjithatë komisioneri i bashkimit evropian për zgjerimin, oliver varheli, u shpreh optimist se mosmarrëveshjet mes sofjes dhe shkupit mund të zgjidhen brenda disa ditësh.

 

OLIVER VARHELYI
KOMISIONER I BE-së PËR ZGJERIMIN

“Nuk do e fsheh se une nuk jam shumë i kenaqur me procesin.Pa asnjë rezultat, është e dukshme që politika e brendshme është në gjendje të dëmtojë besueshmërinë e BE-së. Nuk ka arsye të presim më për shkak të çështjeve të brendshme politike në Bullgari, shpresoj se po flasim për ditë, jo për muaj apo vite kur bëhet fjalë për konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”

 

Por duket se kryeministr bullgar, kiril petkov po përballet me presione të mëdha.

 

Nga njëra anë është bashkimi evropian që kërkon heqjen e vetos ndërsa nga ana tjetër janë aktorët e politikës. Presidenti rumen radev deklaroi nga sofja, se nëse petkov do të zhbllokojë maqedoninë e veriut atëherë do të ketë pasoja të mëdha.

 

RUMEN RADEV
PRESIDENT, BULLGARI

“Kryeministri duhet të insistojë në interesin kombëtar të vendit javën e ardhshme në bruksel. Bullgarët duhet të dinë paraprakisht se çfarë qëndrimi do të mbajë kryeministri në mbledhjen e komisionit evropian. Por dua të themë këtë: Çdo mashtrim apo përpjekje për të anashkaluar pozicionin kombëtar do të ketë pasoja të rënda,”

 

Ndërkohë gjatë mbledhjes se sotme të komisionit evropia po ashtu u rekomandua dhënia e statusit të vendit kandidat për Ukrainën dhe për Moldavinë. Rekomandimet e komisionit do të diskutohen nga liderët e BE-së gjatë takimit më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *