Deputetja Rudina Hajdari ka apeluar që të gjendet gjuha e përbashkët mes Kuvendit dhe Presidentit të Repulikës në lidhje me vakancat në Kushtetuese.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Hajdari kërkoi ndërprerjen e seancës me qëllim gjetjen e një marrëveshjeje mes institucioneve që do të çonte në zhbllokimin e Kushtetueses.

 

“Të gjejmë gjuhën edhe me Presidentin e Republikës. Do sygjeroj të ndërpresim seancën dhe t’i kërkoj Presidentit të mos e cojmë zgjedhjen e kandidaturave drejt një bllokimi e konflikti tjetër të panevojshëm.  Të gjitha palët kanë faj, ka një boshllëk në ligjin për kushtetuesen. Ulja për një marrëveshje do ishte zgjidhja më e duhur për vendin. Po flasim për një nga organet më të rëndësishme në vend. I bëj thirrje palëve të gjejnë gjuhën edhe Presidenti nëse ka kandaditurë të fshehur të dalë e të thotë nuk është ky synimi im. Duhet të ketë një përzgjedhje nga Presidenti më pas nga Kuvendi e më pas nga Gjykata e Lartë, e cila ka mbetur pezull. E gjithë procedura ka boshllëqe po shkojmë drejt një konflikti të panevojshëm. Nëse duam ta kapërcejmë do ishte mirë të ndërpresim seance”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *