Reshjet  e shumta të dëborës që kanë përfshirë vendin  tonë prej dy ditësh kanë sjellë probleme të ndryshme në disa qarqe.

 

Bashkia e Klosit është një ndër njësitë administrative që po përballet me gjendjen e jashtëzakonshme të ditëve të fundit.

 

Ndërkohë këtë të enjte mjetet e ushtrisë kanë ndërhyrë për zbllokimit e 3500 banorë ishin të izoluar prej 2 ditësh. Mjetet e ushtrisë po punojnë për të hapur rrugën kryesore të njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit.

 

Pas hapjes së kesaj rruge, ushtria është zhvendosur në njësinë Administrative Derjan në Bashkinë e Matit, pasi është raportuar për një grua të sëmurë e cila ka nevojë të transportohet në Spitalin e Burrelit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *