Subscribe

Ushqimi i kontrolluar dhe me cilësi është nje nga rekomandimet kryesore te mjekeve per nje jete te shëndetshme. Dhe kur behet fjale per fëmijët, askush nuk mund te neglizhoje. Por nese prindërit bejne te pamundurën a ndodh kjo ne kopshte dhe çerdhe? Gjate nje vëzhgimi ne nje nga kopshtet e publike te Tiranës kemi pare menune e ditës, gatimin deri tek ushqyerja e fëmijëve. Ne grupe, mësimi vijon sipas programit edhe puna ne kuzhine po ashtu. Çdo dite gatuhet ndryshe sipas ditës ushqimore te miratuar nga Ministria e Shendeteise dhe rekomandimeve te OBSH. Menuja e ditës është e njëjte ne te gjithë kopshtet e Tiranës. Pas mëngjesit dhe frutave  me orare strikte  serviret edhe dreka ne mensat e ngritura prane çdo kopshti. Por a eshte e mundur qe  gatimi i nenës te sfidohet nga ai ne kopshte? Pak kush mund ta besoje, por kete përgjigje mund ta japin vetëm fëmijët.Drejtues te kopshteve dhe çerdheve ne Tirane tregojnë se ushqimit dhe gatimit ne keto institucione i kushtohet nje rendësi e veçante. Ne baze te rekomandimeve te Organizatës Botërore te Shendetesise do te ketë ndryshime te tjera ne  menu. Reduktohet kripa, sheqeri, buka dhe shtohet produkte te tjera, mes tyre trahanaja. Ne Tirane frekuentojnë kopshtet publike 4500 fëmije dhe 2500 ne çerdhe. Dietat ushqimore te miratuara nga Ministria e Shendetesise duhet te zbatohen edhe nga privatet ndaj prindërit duhet te jene kembengules per respektimin e tyre.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *