Amar është kthyer në qendrën e botës për Olta Gixharin dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe për një nënë të re. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet se është duke i dhënë gji.

Ushqimi me gji i fëmijëve sidomos në vende publike është kthyer në një temë debati të gjerë në botë, por mesa duket kjo nuk i bën aspak përshtypje Oltës e cila e kryen këtë proces natyral kudo.

“Proçesi më i bukur në botë”, ka shkruar Olta krah postimit të fundit ku shfaqet me Amar në krahë.

 

Të tilla momente duket që aktorja i shijon dhe do të jenë kujtime të bukura për të./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *