E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

URDHRI/ Miratohet fondi i kompensimit ushqimor për efektivët e policisë

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka firmosur një urdhër për miratimin e fondit të kompensimit ushqimor për efektivët.

Urdhri mban datën 17 shtator dhe i është dërguar sektorëve dhe seksioneve të njësive shpenzuese pranë Drejtorisë së Policisë të cilët urdhërohen të kryejnë pagesën në vlerë të detyrimit për muajin Dhjetor 2023, në llogarinë e pagesën së punonjësve të policisë.

Gjithashtu urdhërohet kalimi i shumës përkatëse, për periudhën Janar-Gusht 2024, për çdo punonjës policie, në llogarinë kartës së posaçme të ushqimit (këto të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas preferencës së vetë punonjësit të policisë).

Në urdhrin që mban firmën e Drejtorit Bizhga urdhërohet që për muajt në vijim pagesa e kompensimit ushqimor do të kryhet për çdo muaj sipas detyrimeve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë