E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Uragani godet Meksikën Lindore, viktima dhe shkatërrime të mëdha nga stuhia e madhe

A woman removes umbrellas from the beach as strong waves reach the coast due to Hurricane Grace, which has reached category 2, in Boca del Rio, Veracruz, Mexico, on August 20, 2021. - Grace regained hurricane strength Friday as it barreled towards Mexico for a second time, triggering warnings of flooding and mudslides in mountains on the eastern mainland. (Photo by VICTORIA RAZO / AFP)

Një uragan i fuqishëm ka goditur  Meksikën lindore duke shkaktuar të paktën tetë viktima.

Situata u përkeqësua pasi stuhia “grace” solli shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta që shkaktuan ndërprerje të energjisë dhe përmbytje.

Reklamë

Vdekjet dhe dëmet më të mëdha ndodhën në shtetin Veracruz .Nga tetë personat që raportohet të kenë humbur jetën , gjashtë ishin anëtarë të së njëjtës familje.

Pamjet të publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë të përmbytura dhe pemë të rrezuara. Në kryeqytetin, Xalapa, shumë rrugë u bënë lumenj balte.

Reklamë

Shpejtësia e erës arriti deri në 200 km/orë  kur goditi në bregun e Meksikës.

Uragani më vonë u dobësua në një stuhi tropikale ndërsa lëvizte në brendësi të tokës.

Ndërkohë edhe Tenesi ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfshirë nga moti  i keq. Deri më tani raportohet të kenë humbur jetën 10 persona nga përmbytjet, mes tyre edhe dy foshnje.

Sipas autoriteteve vendase rreth 10,000 qytetarë kanë mbetur pas energji elektrike si pasojë e reshjeve të dendura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë