Subscribe

Këtë të premte përfundon afati që Ministria e Arsimit u ka vendosur universiteteve publike  për dorëzimin e një plani masash që do të garantojë mbylljen në mënyrë të suksesshme të vitit akademik. Urdhri parashikon qe studentët në prag diplomimi, të nivelit bachelor apo master, do të rikthehen në auditor për përsëritje, seminare apo laboratorë gjatë muajit qershor. Ndërsa studentët e e viteve të ndërmjetme, më 25 gusht për një periudhë 3-5 javore.

Shefi i departamentit të gazetarisë, Mark Marku këmbëngul se fakulteti nuk i ka kapacitetet për të krijuar kushtet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin e studentëve e pedagogëve. Sipas Markut duhet shqyrtuar mundësia për mbylljen online të vitit akademik.

Nga ana tjetër, dekani i fakultetit të drejtësisë, Artan Hoxha, thotë se plani që do të garantojë mbarëvajtjen e procesit të kthimit në auditor është pothuajse gati

ARTAN HOXHA

DEKAN, FAKULTETI I DREJTESISE

po përgatitemi si universitet por edhe si fakultet me qëllim që të bëjmë të mundur që studentët të mos e humbasin këtë vit akademik. Por nga ana tjetër të mos dëmtohen as ata, as pedagogët në shëndetin e tyre.

Që prej mbylljes së institucioneve te arsimore, mësimi është zhvilluar në distancë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *