E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Unë jam Monika Kryemadhi vëlla”/ Kryetarja e LSI gjobitet sërish për maskën, mesazh Ramës tek fleta e gjobës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi refuzon të vërë maskën. Ndonëse një ditë më parë ajo mori një gjobë, sot doli sërish në terren për të takuar banorët e prekur nga tërmeti pa maskë.

 

Reklamë

Takimi u ndërpre nga efektivë të policisë, të cilët shkuan për të gjobitur Kryemadhin dhe ata që e shoqëronin kryetaren e LSI. Gjoba për ta ishte nga tre mijë lekë.

 

“Jeta e këtyre zotërinjve kushton më shumë. Unë jam Monika Kryemadhi vëlla, e bija e Ramazan Kryemadhit. 30 mijë lekshi jot edhe i Edi Ramës nuk është asgjë para jetës së këtyre qytetarëve”, replikoi Kryemadhi me policët.

 

Në momentin që ju kërkua të firmoste fletën e gjobës, Monika Kryemadhi shkroi këtë mesazh për kryeministrin Edi Rama: Do t’ja çjerrim maskën Edi Ramës me datë 25 prill. Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë