Subscribe

Vepra më e rëndësishme dhe më komplekse, Unaza e Madhe e Tiranës do të përfundojë në 2024.

 

Premtimi është bërë nga ministrja Belinda Balluku e cila tha sa në dhjetor të vitit të ardhshëm kjo veprër do të jetë e aksesueshme për mjetet.

 

Në fund të vitit 2024, në dhjetor ne dorëzojmë këtë vepër. Në 7 lotet që po punohet aktualisht, punimet kanë ecuri pozitive. Unaza do të jetë e përfunduar në volumin e punimeve dhe në aksesin e  makinave, ndërsa financimi do të vijojë edhe në 2025. Nuk po ndërtohet thjesht një rrugë, por po punohet në të gjithë pjesën e lumit, e cila do të ketë më pas edhe një shëtitore që do të ndërtohet nga bashkia Tiranë  -tha Balluku në komision ekonomie .

 

Por ministrja njoftoi edhe garën për një tjetër projekt infrastrukturorë shumë të debatueshëm. Në dhjetor do të hapet gara për koncesionin e rrugës  Milot Balldre. Qeveria u tërhoq nga variant fillestarë për të dhënë me partneritet public privat, pasi kostot dolën të larta, ndaj vendimi I fundit është për ta dhënë me koncesion.

 

Ne në dhjetor do të hapim thirrjen për garën ndërkombëtare për ndërtimin me koncesion të rrugës Milot- Balldre e cila do të financohet me pagesat e automjeteve-

 

Ndërkohë parashikimet janë që në qershor të vitit të ardhshëm hapet edhe tuneli I Llogarasë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *