Ulet numri i të infektuarve me COVID në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet shëndetësore deklaruan se janë regjistruar 85 raste të reja pozitive nga 432 testime të kryera, ndërsa janë konfirmuar edhe 5 viktima.

Që prej fillimitë të pandemisë, në total janë shënuar 14204 të prekur me koronavirus dhe  568 humbje jete.

Po ashtu, këtë të hënë janë shëruar edhe 92 pacientë. Numri i përgjithshëm i personave që kanë arritur ta fitojnë betejën është 10.643.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *