Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj,...

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të zhdukur pas...

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela për popullin...

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 6 vendime...

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në...

Anija me rreth 270 persona përmbytet në ujërat e...

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e banorëve refuzuan...

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, ngrihet Prania...

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti i kërkon...

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i...

Ukraina përdor teknologjinë e identifikimit të fytyrës për të identifikuar ushtarët rusë

22 Qershor 19:55

Teknologjia e identifikimit të fytyrës mund të ndryshojë luftërat në botë. Ukrainasit tashmë kanë filluar të përdorin teknologjinë e identifikimit të fytyrës për të identifikuar ushtarët rusë. Ata shpresojnë që kjo mund të frenojë krimet e luftës.

 

Ndonëse është e debatueshme, policia amerikane po mbështetet gjithnjë e më shumë në teknologjinë e njohjes së fytyrës për të identifikuar të dyshuarit dhe viktimat. Tani kjo teknologji po përdoret në luftë, për të identifikuar të vdekurit, armiq të mundshëm dhe të dyshuar për krime lufte.

 

“Teknologjia e identifikimit të fytyrës është një nga mjetet shumë të dobishme që ne përdorim tani dhe funksionon në mënyrë perfekte. Brenda Policisë Kombëtare të Ukrainës, ne kemi më shumë se pesë departamente që e përdorin atë”, thotë Leonid Tymchenko, zyrtar i policisë ukrainase.

 

“Clearview AI”, një kompani teknologjike amerikane për identifikimin e fytyrës, u ka dhënë zyrtarëve ukrainas qasje në të dhënat e saj që përmbajnë miliarda fytyra për të kontrolluar identitetin e ushtarëve rusë. Kompania mbledh imazhe nga faqet si Facebook dhe faqe të tjera publike, duke përfshirë ato të mediave sociale ruse si “VKontakte” ose “VK”.

 

“Ata kishin foto të dy ushtarëve të vdekur. Për njërin prej tyre kishte të dhëna mbi identitetin e tij, ndërsa për tjetrin jo. Duke përdorur fotografitë e fytyrës sistemi ynë arriti të identifikonte profilin e mediave sociale në internet të ushtarit të vdekur”, thotë Hoan Ton-That, president i kompanisë “Clearview AI”.

 

Zoti Ton-That thotë se nëse njerëzit e dinë se identiteti i tyre përfundimisht do të mund të përcaktohet nga një foto e bërë me një telefon, teknologjia mund të veprojë si një frenuese e krimeve të luftës. Por kompania “Clearview AI” është kritikuar në Shtetet e Bashkuara për shkak të mënyrës se si merr fotografitë dhe se si është përdorur programi i saj.

 

“Kompania “Clearview AI” po merr të dhënat e fytyrës suaj nga fotofrafitë e postuara në internet, në llogaritë tuaja të mediave sociale, për një qëllim krejtësisht tjetër dhe po i kthen ato në një armë, që tani po përdoret në një zonë lufte”, thotë Stephanie Hare, studiuese e teknologjisë.

 

Kritikët e kompanisë “Clearview AI” po bëjnë thirrje për rregulla më të forta mbi përdorimin e kësaj teknologjie. Por, për ata që përballen me mizoritë e kohës së luftës, teknologjia e identifikimit të fytyrës është një mjet i nevojshëm./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Fytyre Identifikim Rusë teknologji Ukraine

Nga e njëjta kategori

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë një 20-vjeçar! Të plagosurit nisen drejt Traumës me helikopter

më shumë...

Makina bie në greminë në Kurbnesh të Mirditës, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

më shumë...

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të zhdukur pas përmbysjes së tragetit në Qipro

më shumë...

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:37

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre...

6:19

Makina bie në greminë në Kurbnesh të...

5:57

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të...

5:40

Nuk dorëzohen lehtë! 3 shenjat e horoskopit...

5:21

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela...

5:06

Fluks nga virozat në spitale, dominojnë pacientët...

4:35

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, flakët...

4:15

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur...

4:03

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e...

3:46

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së...

3:06

Anija me rreth 270 persona përmbytet në...

2:32

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e...

2:17

57-vjeçari në Vlorë përplas për vdekje të...

2:05

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë,...

1:49

“Shpresë për zgjidhjen e krizës”, Haxhiu: Besoj...

1:44

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti...

12:54

Shpërthimi i bombulës në Lezhë, kryefamiljari në...

12:27

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën...

12:19

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval...

12:09

Një shkëndijë me kosto të larta, duhen...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.