Ukraina do të luftojë me lopata kundër Rusisë, nëse Perëndimi nuk dërgon armë, deklaroi ministri i Jashtem ukrainas, Dimitri Kuleba per mediat gjermane.

 

Perëndimi duhet të përshpejtojë dërgesat e tij të armëve në Ukrainë ose të jetë përgjegjës për vdekjen e njerezve, shtoi Kuleba.

 

DMITRY KULEBA

MINISTRI I JASHTEM I UKRAINES

 

Nëse nuk marrim armë do të luftojmë me lopata. Ne do të vazhdojmë të mbrohemi sepse kjo është një luftë për ekzistencën tone. Sa më shpejt t’i marrim armët, aq më shumë do të na bëjnë pune. Nëse vijnë me vonesë, ne prapë do t’ju falënderojmë, por atëherë do të ketë shumë humbje dhe shumë njerëz do të kenë vdekur.

 

Kuleba iu pergjigje edhe disa deklratave te fundit qe aludonin se Ukraina duhet te beje disa leshime ne menyre qe te arrihet nje marreveashje paqeje me Rusine.

 

DMITRY KULEBA

MINISTRI I JASHTEM I UKRAINES

Politikanët perëndimorë, të cilët besojnë se Kievi duhet të bëjë lëshime ndaj Rusisë dhe të pranojë të zgjidhë konfliktin me një marrëveshje paqeje për shkak të situatës së rëndë në fushën e betejës, e kanë gabim.

 

Kievi i ka kerkuar vazhdimisht Perëndimit furnizime me arme duke perfshire edhe artileri, tanke dhe avionë luftarakë dhe jo nje ndermjetesim per paqe duke shprehin besim se ata mund ta fitojne luften.

 

Nderkohe Moska ka thene se çdo ndihmë ushtarake që i jepet Ukrainës përshkallëzon dhe zgjat konfliktin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *