Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov ka dënuar veprimet e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe ka premtuar mbështetjen e tij për Kremlinin.

 

Ai iu drejtoi një mesazh ushtarëve të Wagner, duke thënë se armiqtë e perëndimit po përfitojnë nga kjo situatë.

 

 “Çfarëdo qëllimi që t’ju jepet, pavarësisht se çfarë premtimesh ju thonë , siguria e shtetit dhe kohezioni i shoqërisë ruse në një moment të tillë është mbi gjithçka tjetër! Shihni se si armiqtë tanë në Perëndim po përfitojnë nga kjo situatë. Këto janë pasojat e pritshme të marshimit tradhtar të Prigozhinit.”

 

Në një deklaratë të gjatë në Telegram, Kadyrov tha: “Unë kam paralajmëruar vazhdimisht se lufta nuk është koha për të shprehur ankesat personale dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet në prapavijën tonë. Imagjinoni si ndihen tani djemtë në llogore, përballë të cilëve ka një armik, dhe pas shpine një aventurë të pabesë. Po flasim për stabilitet, për kohezionin e shtetit, për sigurinë e qytetarëve”.

 

Ai e cilësoi Putin si një Komandant të Përgjithshëm Suprem, të zgjedhur nga populli, i cili e njeh të gjithë situatën deri në detajet më të vogla më mirë se çdo strateg.

 

Deklarata e Kadyrov përfundon: “Rebelimi duhet të shtypet dhe nëse kjo kërkon masa të ashpra, atëherë ne jemi gati!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *