Senati amerikan do të miratojë këtë javë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO duke autorizuar presidentin, Donald Trump për të ratifikuar këtë zgjerim të Aleancës Atlantike në Ballkan, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë.

 

Senatorët do të shprehen sot gjatë një votimi procedurial, para një votimi final të mundshëm në ditët e ardhshme.

 

Si për çdo traktat, maxhoranca me dy të tretat është e nevojshme, një prag që do të preket lehtë, të gjithë demokratët dhe pothuajse të gjithë republikanët mbështesin zgjerimin.

 

Administrata Trump e mbështet plotësisht këtë proces.

 

“Ratifikimi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO është shumë në interes të SHBA-së”, theksoi javën e kaluar sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në një letër dërguar shefave të Senatit.

 

Deri sot, 25 nga 28 vende anëtare të NATO-s kanë ratifikuar hyrjen e Malit të Zi, vend i vogël në kufi me detin Adriatik që shpreson të mund të marrë pjesë si anëtar me të drejta të plota në samitin e ardhshëm të NATO-s., më 25 maj në Bruksel.

 

“Pjesëmarrja e Malit të Zi në samitin e NATO-s si anëtare dhe jo si vëzhguese do të jetë një sinjal i fortë për unitetin transatlantik dhe asnjë palë e tretë nuk ka të drejtë vetoje mbi vendimet e NATO-s”, shkruan Rex Tillerson.

Përveç SHBA-së, dy vende duhet të finalizojnë ratifikimin, Holanda, ku Parlamenti ka dhënë tashmë miratimin e tij dhe Spanja, ku debatet vazhdojnë, sipas shërbimit të shtypit të NATO-s në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *