E shtunë, 31 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U zhduk pasi hyri në det për t’u larë, gjendet trupi i pajetë i turistit portugez

Pas kërkimeve nga policia është gjetur sot trupi i pajetë i 57-vjeçarit nga Portugalia, i cili u zhduk ditën e djeshme pasi hyri në det për t’u larë.

Trupi i 57-vjeçari u gjet nga shërbimet e Policisë kufitare, të cilat e lokalizuan trupin e pajetë në afërsi të zonës ku ishte parë për herë të fundit.

Reklamë

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 27.07.2025, lidhur me shtetasin portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur në det, në afërsi  të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të këtij shtetasi, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit.

Reklamë

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë